Policia gjermane ka arrestuar një burrë me një kokë njerëzore të prerë të cilën e la jashtë gjykatës së qytetit gjerman Bonn.
Hetuesit kanë bërë thirrje për dëshmitarë pasi koka njerëzore e paidentifikuar u gjet mbrëmjen e djeshme jashtë gjykatës së rrethit të Bonn.
Policia ndaloi një 38-vjeçar banor të zonës ndërsa në vendngjarje ishin ngritur tenda të mjekësisë ligjore për të fshehur dhe hetuar kokën e prerë njerëzore që ishte lënë jashtë në mesin e ditës.
Autoritetet thanë se kishin gjetur një trup njeriu disa qindra metra larg pranë lumit Rhine, për të cilin ata besojnë se i përket kokës.
Policia ende nuk ka njohuri për vrasjen dhe në zonë nuk është raportuar për aktivitet të dyshimtë, prandaj kanë bërë apel publik për informacione.
Top Channel