Një 50-vjeçar ka mbetur i plagosur këtë pasdite në zonën e Don Boskos në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, të siguruara nga gazetarja Dorjana Bezat, Ardi Shegaj ka marrë një plumb në gjoks. Ai është vetëplagosur në banesë dhe më pas është dërguar në spital nga kunati dhe vjehrri.
Shegaj jetonte në një dhomë që i kishte liruar vjehrri i tij, por gjendja e rënduar psikologjike (depresioni) duket se e ka shtyrë drejt aktit ekstrem, të tentativës për vetëvrasje.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.06.2022, është paraqitur në Spitalin e Traumës për ndihmë mjekësore shtetasi A. Sh., 50 vjeç.
Sipas verifikimeve paraprake dyshohet se është vetëplagosur me armë zjarri në banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Top Channel