Me kërkesë të prokurorisë së Tiranës, gjykata pezulloi nga detyra shtatë zyrtarë të kadastrës pasi dyshohen se shpërdoruan detyrën duke tjetërsuar një pronë në kryeqytet dhe më pas e legalizuan si hotel.

Prokuroret e kryeqytetit u vunë në lëvizje nga kallëzimi i një shtetaseje, e cila denoncoi dy djemtë e saj, që duhet t’i paguanin të moshuarës një pension mujor prej 500 eurosh pas transaksioneve të pasurisë së paluajtshme ku u përfshi si aksioner edhe një shtetas i tretë.

Për dy vëllzerit Elvis dhe Endri Turtulli qe jo vetëm mashtruan të ëmën por edhe tjetërsuan destinacionin e pronës duke fshirë emrin e të moshuarës nga bashkëpronësia, gjykata vendosi masën e detyrimit me paraqitje.

Sipas kërkimeve të prokurorisë së Tiranës nga administrimi i një serie shkresash rezulton se për objektin në fjalë, palët ishin pajisur me certifikatë pronësie prej vitit 1995 , nën emrin e kryefamiljarit Beqir Turtulli, në këtë rast ish-bashkëshort me denoncuesen. Por dy djemtë deklarojnë se objekti u ndërtua gjatë vitit 1998 kur të dy ishin adoleshentë dhe se u  regjistrua sipas ligjeve të asaj kohe.

Pikërisht me vetëm këtë deklarim dhe pa kryer verifikimet në terren, shtatë zyrtarët lëshuan një certifikatë të dytë pronësie, e cila mban datën e 5 tetorit 2015. Në këtë shkrese të lëshuar nga zyrtarët njihen si pronarë vetëm dy vëllezërit, kurse e moshuara e cila ishte divorcuar vite me parë nga babai i tyre, u përjashtua nga e drejta e pronës me akte të falsifikuara.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA