La të vdekura me kallash dy motra në shtëpinë e tyre, prokuroria kërkon burg të përjetshëm për Përparim Ademin

28/06/2022 12:06

Prokuroria e Tiranës kërkoi burg të përjetshëm për shtetasin Përparim Ademi, nën akuzë për vrasjen e dyfishtë të 31 dhjetorit 2020, ku me kallash brenda shtëpisë së tyre ai la të vdekura dy gra.

Ditën e fundit të vitit Ademi , i cili kishte lidhje intime me njërën prej grave , përdori si “ karrem” një fëmje që ato ti hapnin derën dhe më pas i ekzekutoi në banesën e tyre të dyja motrat Zhaneta Metani dhe Kristina Bardhi

Ademi, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, më datë 31/12/2020 iu mori jetën dy motrave në Tiranë, me njërën prej të cilave bashkëjetonte.

Pikërisht vazhdimi i bashkëjetesës mendohet të jetë dhe shkaku që çoi në krimin e dyfishtë që trondit opinionin publik këtë ditë të fundit të vitit.

Policia tha se Ademi qëlloi disa herë më automatik viktimat Kristina Bardhi dhe Zhaneta Metani, në sy të dy fëmijëve të mitur.

 

Top Channel