Në kuadër të ministerialit të ballkanit perëndimor që do të zhvillohet sot organizuar nga Kominisioni Evropian, ministra e kulturës së Maqedonisë së Veriut Bisera Konstanovska- Stojchevska është në Shqipëri. Lidhur me zhvillimet e fundit ajo shprehet në një intervistë ekskluzive për Top Channel.

Edhe pse aktualisht keni një veto nga Bullgaria si anëtare e Bashkimit Evropian, cila është situata, cili është pozicioni juaj si shtet?

Ashtu sikurse kryeministri ynë e përmendi disa herë. Po qëllimi ynë strategjik është të jemi pjesë e BE, por ne nuk duam asgjë më shumë apo më pak sesa vendet e tjera antare të BE meritojnë, duan apo kanë. Duam njohjen e kulturës sonë, gjuhës sonë, etnicitetit tonë, dhe vencntinë që ne kemi si maqedonas.

Mbështetja e Shqipërisë për t’iu bashkuar familjes evropiane është e vazhdueshme dhe tani me Ballkanin e Hapur. Sa e rëndësishme është kultura në këtë segment?

Mendoj që kultura është pjesa që komplementon çdo segment tjetër që është pjesë e Ballkanit të Hapur. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me të dyja ministritë e kulturës si të Shqipërisë dhe të Serbisë. DHe mund të them me siguri se kultura ka për të qenë pjesa më e dukshme, përkrah anës ekonomike, sportit dhe arsimit.

Jeni këtu për të marrë pjesë në Tryezën e Rrumbullakët Ministrore për Kulturën. Cili është këndvështrimi juaj veçanërisht për Ballkanin Perëndimor dhe si vend?

Iniciativa dhe takime të tilla janë gjithmonë të mirëpritura. Sepse është gjithmonë mirë ti kesh të gjithë në një tavolinë për të shkëmbyer ide dhe praktika. Sepse të gjithë bëjmë marrëveshje me çështje të caktuara në vendin tonë. Prandaj është gjithmonë mirë të shohim se çfarë mund të përmirësojmë dhe kë mund të ndihmojmë. Mendoj që këto takime shërbejnë më shumë për këtë të fundit.

Sa sfiduese janë projektet kulturore të BE-së për ju dhe për shoqatat që fokusohen te artistët e rinj dhe të papunë?

Para së gjithash duhet të investojmë tek të rinjtë në çdo fushë, jo vetëm në art. Maqedonia e Veriut vuajti një ikje të madhe të trurit përgjatë 2013-2014. Duhet ta ndalojmë këtë gjë. Por përveç kësaj duhet të mendojmë për trashëgiminë kulturore. Këtu mund të lidhim të rinjtë me historinë. Mendojmë ne mund të shkojmë në të gjithë botën, mund të punojmë për kompani dhe institucione nga më prestigjiozet, por duhet të dimë nga i kemi rrënjët.

Kur vizitojmë Maqedoninë e Veriut dhe sidomos Shkupin shohim shumë vepra arti, ju pëlqejnë ato?

Po. Dhe është interesante se tashmë kemi shumë artistë të rinj dhe ministria e kulturës ka një fond të veçantë që investon tek puna e tyre.

Cilat janë sfidat me të cilat do të përballeni deri në fund të vitit në cilin drejtim dëshironi të zhvillohet kultura?

Mendoj që kultura përballet me të njëjtat sfida si të gjitha fushat e tjera. Duhet të përballemi më një sërë krizash. Por më duhet të them që kultura në Maqedoninë e Veriut ishte e vetmja që nuk pati asnjë shkurtim fondesh. Sepse kultura është segmenti që njerëzit kishin nevojë më shumë se asnjëherë përgjatë këtyre dy viteve. Mendoj që do të kemi para një verë shumë interesante.

Top Channel