Imazhe të pabesueshme të elefantit të mbrojtur VIP që mbulohet me pluhur për t’u freskuar nga dielli në Kenia (fotot)

28/06/2022 15:23

Një elefant gjigant 50-vjeçar shihej sot në disa foto të mahnitshme teksa shijonte vitet e pleqërisë duke bredhur qetësisht në botën e egër afrikane, i ruajtur përherë nga luftëtarët fisnorë Maasai në rezervat, për të mos lejuar që të vritet prej dhëmbëve të tij të fildishit më shumë se 50 kg secili.

Elefanti fotografohej duke u spërkatur me pluhur për t’u freskuar, teksa shkelte bimësinë në parkun kombëtar Amboseli në Kenia.

Fotot frymëzuese u morën nga fotografi profesionist 59 vjeçar Clint Ralph, i cili tha se mashkulli gjysmëshekullor njihet me emrin Craig.

“Ai ka përherë rojet Masai që e mbrojnë nga distanca  24 orë në ditë për të mos lejuar të sulmohet nga gjuetarët”, thotë Clint.

Dhëmbët gjigantë të fildishit të Craig e bëjnë atë një prej vetëm 20 elefantëve të “superfildishit” të mbetur gjallë sot.

Elefanti i species së Savanës Afrikane ka lindur në vitin 1972 dhe mund të jetojë deri në 70 vjet, më shumë se çdo gjitar tjetër përveç njeriut.

“Gjithmonë përpiqem të marr diçka ndryshe nga masa e imazheve që ka nëpër botë. Më pëlqen sensi unik si i imazhit dhe i subjektit të tij”, thotë Clint.

“Unë dhe të tjerët e kemi ndjekur në distancë dhe i mësuam lëvizjet e tij. Kështu që menduam të vendosim disa kamera në rrugën e zakonshme që bën, duke shpresuar se d të kalojë aty, siç ndodhi në të vërtetë”.

Studiuesit thonë se elefantët kanë karakteristika emocionale të ngjashme me ato të njeriut, dhe rrjedhimisht dhe karaktere të ndryshme.

FOTO GALERI
1/7
Një elefant gjigant 50-vjeçar shihej sot në disa foto të mahnitshme teksa shijonte vitet e pleqërisë duke bredhur qetësisht në botën e egër afrikane

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA