“I dua makinat” , njihuni me mekaniken e parë nga Emiratet

28/06/2022 11:26

Huda al-Matrooshi është një vajzë e re dhe e guximshme e cila, ndryshe nga shumë moshatare të saj, riparon makinat në garazhin e vet në Sharjah të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke thyer stereotipet gjinore. 

Al-Matrooshi është gruaja e parë nga Emiratet që zotëron dhe drejton një punishte makinash në vend.

“Fillova (të punoj në riparimin e makinave) në vitin 2006, dhe u bë realitet në vitin 2020. Kur fillova për herë të parë biznesin, u përballa me vështirësi (për shkak të) koronavirusit. Unë jam ende duke sfiduar veten dhe do të vazhdoj ta bëj këtë.  Ajo që më motivoi të punoj në këtë fushë është pasioni im [për makinat], ka qenë një ëndërr, një ambicie, një vullnet dhe sfidë për t’i dëshmuar vetes se mund ta bëja”, tha Huda.

Pasioni i saj për makinat e shtyu atë të punonte si mekanike për gjashtë vjet përpara se të vendoste të hapte qendrën e saj.

Gratë e Emirateve thotë ajo tani po punojnë  edhe në  fushën e aviacionit, madje kanë edhe poste në qeveri. Ne nuk kemi pse të bëhemi ose mësuese ose shtëpiake përfundon al-Matrooshi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA