Emrat/ Kultivonin lëndë narkotike në Lezhë! Arrestohen dy persona, shpallet në kërkim një tjetër

28/06/2022 10:39

Dy persona ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi u zbuluan duke kultivuar lëndë narkotike në Lezhë.

Si rezultat i kontrolleve në fshatin Gocaj, njësia administrative Balldre, rrethi Lezhë, në një ambient të mbyllur, të përshtatur si magazinë, në pronësi të shtetasit Erbardh Gjeloshi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar fidanë të dyshuar narkotikë të kultivuar në kubikë, bimë të dyshuara narkotike në proçes tharjeje, si dhe një sasi lënde narkotike në formë boçesh.

Gjithashtu, në vijim të operacionit, në një sipërfaqe toke buzë lumit Drin, në njësinë administrative Kallmet, janë gjetur bimë të dyshuara narkotike, që dyshohet se janë kultivuar nga shtetasi Erbardh Gjeloshi.

Në vijim të veprimeve procedurale u arrestua në flagrancë shtetasi Erbardh Gjeloshi., 36 vjeç, banues në Gocaj, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Erjon Mirukaj 32 vjeç, banues në Balldre, të dyshuar si bashkëpunëtorë në këto veprimtari kriminale.

Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale për këtë operacion, u arrestua në flagrancë shtetasi Marcelo Cali 24 vjeç, banues në Balldre, për veprën penale “Moskallëzim krimi”, si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi Gjon Nikolla  55 vjeç, banues në Gocaj, me detyrë kryetar i fshatit Gocaj, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

 

Top Channel