Kontrolle intensive për kultivimin e lëndëve narkotike në Vlorë
27/06/2022 09:42
Policia ka vijuar kontrollet për kultivim kanabisit në fshatrat e rrethit të Vlorës, kryesisht në zonat pyjore në afërsi të lumit Vjosa.
Pjesë e operacioneve kanë qenë Policia Kufitare dhe vendore në njësinë administrative Novosele si dhe në disa fshatra të lumit të Vlorës.
Ndërkohë aksioni vijon për zbulimin e vatrave të kultivimit të lëndëve narkotike.
Top Channel