Bllokimi i pagave dhe zbatimi i vendimit të Kushtetueses, gjyqtarët mbledhje urgjente më 10 shtator
Situata me zjarret në Kashnjet paraqitet më e qetë këtë të martë, krahasuar me një ditë më parë, ndërsa vijon puna për shuarjen e vatrave të mbetura aktive.
Vatrat më të mëdha të zjarrit janë vënë nën kontroll, ndërsa ende raportohen disa vatra të vogla aktive, kryesisht në zona malore dhe në terrene të vështira për t’u aksesuar.
Në terren janë angazhuar rreth 150 forca, mes tyre efektivë të Forcave të Armatosura dhe shërbimeve zjarrfikëse. Ndërhyrja po vijon me mjete zjarrfikëse dhe pompa dore, me fokus mbajtjen nën kontroll të vatrave dhe parandalimin e përhapjes së flakëve drejt zonave të banuara.
Për shkak të terrenit të thyer dhe lartësisë së madhe ku ndodhen disa vatra, operacioni po mbështetet edhe nga ajri. Një helikopter po ndërhyn për shuarjen e vatrave që janë të paarritshme nga toka.
Kryetari i Njësisë Administrative Ungrej bën me dije se situata është përmirësuar ndjeshëm në raport me një ditë më parë, megjithatë puna në terren do të vijojë deri në eliminimin e plotë të vatrave dhe monitorimin e zonës për të shmangur riaktivizimet.
Top Channel