Foto ilustruese

Një aksident i rëndë  ka ndodhur këtë mbrëmje në lagjen “Mustafa Matohiti” të Tepelenës, ku shtetasi A. B. ka përplasur dy fëmijë.

Duke drejtuar automjetin tip “Toyota” shoferi ka aksidentuar fëmijët, të cilët u transportuan në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e Komisariatit të Policisë Tepelenë për të kryer procedurat e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel