Dilaver Bishtoku u gjet i mbytur ndërsa nga kqyrja e trupit nuk u vërejtën shenja dhune.

Ende nuk dihet nëse rënia në ujë ka qenë aksidentale apo bëhet fjalë për vetëvrasje. Familjarët thonë se 67-vjeçari nuk vuante nga ndonjë sëmundje.

Po ashtu është gjetur edhe 31-vjeçarja nga Librazhdi e cila u denoncua nga familjarët si e zhdukur disa ditë më parë duke braktisur edhe fëmijët.

E pyetur nga policia 31-vjecarja ka deklaruar se është larguar nga banesa me dëshirën e saj.

Top Channel