Një 23-vjeçar me inicialet K.D banues në Tiranë, është arrestuar ditën e sotme pasi u kap teksa shpërndante lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Në rrugën “Athina”, në Kamzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë shtetasin K. D., të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel