Fiorentina është një nga klubet italiane më aktive në merkato. Klubi nga Firence siguroi një biletë në Conference League, rinovoi me trajnerin Vincenzo Italiano dhe është shumë afër arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Luka Jovic.
Sulmuesi serb i Real Madrid, do të zbarkojë në Serie A në huazim, teksa paga e tij prej 5 milionë eurosh në sezon do të paguhet përgjysmë nga të dy klubet. Por jo vetëm Jovic, Fiorentina po synon një tjetër përforcim nga La Liga.
Flasim për Samuel Umtiti, prej kohësh jashtë planeve të Barcelonës. Mbrojtësi francez, i cili fitoi Botërorin Rusi 2018 me kombëtaren e tij, del lojtar i lirë më 1 korrik.
L’Equipe shkruan se drejtuesit e klubit italian kanë nisur punën për të arritur një akord me agjentin e 28-vjeçarit, për të cilin interesohen edhe klube si Marseille apo Nice, ndërkohë që verën e kaluar u tentua edhe nga Roma e Lazio./ Super Sport
Top Channel