Organizonin lojërat e fatit në lokale, procedohen penalisht katër persona në Mallakastër

24/06/2022 12:25

Katër persona janë proceduar penalisht, pasi kishin kthyer lokalet në ambiente për lojërat e fatit në Mallakastër.

Me anë të operacionit policor “Last play”, u kontrolluan tre lokale dhe u sekuestruan katër aparate celular,  të cilët dyshohet se shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Procedimi penal në gjendje të lirë u bë për personat D. H., 19 vjeç, K. M., 39 vjeç, K. Z., 26 vjeç dhe E. L., 23 vjeç, të katërt banues në Ballsh.

Për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel