Ndante kokainën në porcione dhe e shiste në zona të Tiranës, kapet 27-vjeçari, çfarë i gjeti policia

24/06/2022 08:41

Një 27-vjeçar është arrestuar në Tiranës pasi akuzohet për shitje të lëndëve narkotike.

Në pranga ka rënë 27-vjeçari V.H., pasi gjatë kontrollit fizik në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, policia i ka gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe një peshore elektronike.

Pasi siguronte lëndën narkotike kokainë, i riu e ndante atë në porcione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel