Retorika e ashpër e kryeministrit Edi Rama në Bruksel të enjten, ka hasur në kundërshti të fortë nga qeveria bullgare.

Është ministria e punëve të jashtme bullgare e cila përmes një reagimi fillimisht kujton se “Bullgaria ka qenë gjithmonë mes vendeve anëtare të BE-s që ka mbështetur identitetin Europian të popullit shqiptarë”.

“Kjo çështja e Bullgarisë është një turp”, deklaroi kryeministri.

Pikërisht për këtë qëndrim ministria e punëve të jashtme bullgare thotë:

“Nuk është hera e parë që ne dëgjojmë ofendime të rënda nga kreu qeverisë. Të tilla deklarime përmes një gjuhe të ulët, nuk duhet të justifikohet në vazhdimësi pasi nuk përmbajnë etikën e komunikimit europian”.

Ne, thuhet në vijim të deklaratës presim nga Kryeministri Shqipërisë ta konsiderojë mënyrën e gjuhës së  shprehur, si një politikat i një vendi kandidat për në BE.

Qëndrimi fshikullues ndaj Ramës nuk mbaron me kaq.

Ministria e punëve të jashtme bullgare i jep kreut të qeverisë shqiptare një leksion se si duhet të shprehet.

“Në këto kushte, më shumë se çdo gjë tjetër, merr rëndësi dhe ne insistojmë për këtë,  në kontrollin që duhet të ketë në tonin e komunikimit. Ne kemi një të ardhme të përbashkët me të ardhmen me Shqipërinë. Politikanët një ditë mund të largohen. Kombet mbeten aty. Njerëzit tanë, kanë interesa të përbashkëta dhe nuk duhet të futen në vorbullën e të keq llogjikuarit prej politikanëve”.

Dhe të fund të deklaratës bullgare theksohet se “ është e papranueshme që marrëdhëniet mes dy vendeve të mbahen peng,  nga qëndrimet e jashtëzakonshme të kryeministrit aktual shqiptarë”.

Reagoi kryeministri Edi Rama i cili thotë:

“Ministria e Punëve të jashtme bullgare ka një problem me mënyrën si flas.  Në rregull.  Unë kam një problem me mënyrën se si Bullgaria kërkon ti zgjidhë çështjet bilateral dhe në të përdorurit e procesit të zgjerimit, si një mjet pengmarrës për dy vende të NATO-s. Me qetësi miq. Hiqni veton ose duroni me mua”.

Menduh Thaçi kreu PDSH në Maqedoninë e Veriut, të enjten e paralajmëroi kryeministrin Edi Rama që të jetë i kujdesshëm në ato që thotë për Bullgarinë.

 

 

 

Top Channel