Evisa Sulejmani, e dyshuar si e përfshirë në kontrabandë ilaçesh në Itali është lënë në burg nga Gjykata e Posaçme, me qëllim ekstradimin drejt vendit fqinj.

Sulejmani është arrestuar më 16 qershor në Shqipëri, me qëllim ekstradimi pasi kërkohet nga autoritetet italiane si e përfshirë dhe nën hetim për dosjen e kontrabandimit të ilaçeve dhe mashtrim të sistemit italian.

E njëjta gjykate ia çoi gjykatës së lartë për kompetencë çështjen e Sulejmanit. E dyshuara Sulejmani paraqiti para gjykatës pretendimet se është e sëmurë dhe e diagnostikuar me sëmundje që kërkon trajtim të veçantë dhe kërkoi masë më të butë sigurie, teksa mohoi edhe implikimin më Itali. Kjo dosje u hetua nga SPAK dhe pala italiane javën e kaluar.

Top Channel