Foto ilustruese

Një 15-vjeçar në Fier është përplasur nga një mjet mbrëmjen e djeshme teksa po lëvizte me biçikletë, e si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën ën orët e para në spital.

Aksidenti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00, në aksin rrugor Hamil-Dërmënas, ku një 29-vjeçar duke drejtuar automjetin tip “Audi” ka përplasur 15 vjeçarin, banues në Hamil, i cili po udhëtonte me biçikletë.

Shoferi i “Audi-t” u largua nga vendngjarja pasi përplasi të miturin, por policia arriti ta arrestonte.

Top Channel