Zbulimi që çorienton rrotullën e historisë, arkeologët zbulojnë vendin që vërteton se paraardhësit tanë krijuan “çakmakun” 350 mijë vite para se ç’mendohej Arkeologët izraelitë zbuluan të mërkurën një xhami të rrallë antike në jug të vendit, që thonë se hedh dritë mbi periudhën e kalimit të rajonit nga krishterimi në islamizëm.
Rrënojat e xhamisë, që besohet se janë më shumë se 1200 vite të vjetra, u zbuluan gjatë punimeve për të ndërtuar një lagje të re në qytetin e Rahatit.
Rrënojat e vendosur në shkretëtirën Negev përmban “një dhomë katrore dhe një mur përballë drejtimit të Mekës”, shpjegon Autoriteti i Antikiteteve të Izraelit.
Këto tipare unike arkitekturore tregojnë se ndërtesa është përdorur si xhami. Në një distancë të shkurtër nga xhamia, u zbulua një “ndërtesë me objekte luksi”, ku u gjetën mbetje enësh dhe artefakte qelqi që tregojnë për pasurinë e banorëve të zonës në atë kohë.
Tre vjet më parë, pranë të njëjtës zonë, u zbulua një tjetër xhami. Këto objekte kulti dëshmojnë për procesin historik që ndodhi në veri të Negevit kur u prezantua me një fe të re. ato janë ndërtuar gradualisht, pas qeverisjes bizantine dhe sundimit të fesë së krishterë për qindra vjet, thotë Autoriteti i Antikiteteve për AFP-në. Sundimi islam i rajonit ndodhi në gjysmën e parë të shekullit të shtatë.
Xhamitë e zbuluara në Rahat do të ruhen në vendndodhjet e tyre aktuale, qoftë si monumente historike apo si vende lutjeje.
Top Channel