Avokatë të Kurbinit, Lezhës e Krujës protestojnë edhe sot para gjykatës së Krujës.

Ata kanë vijuar reagimin kundër hartës se re gjyqësore duke bojkotuar seancat gjyqësore dhe shkaktuar zvarritje të proceseve për një kauzë të cilën e konsiderojnë me pasoja shumë më të mëdha për qytetarët dhe grupet e interesit se ato të shkaktuara nga bojkoti aktual.

Në gjykatën e Krujës avokatët përfaqësojnë palët vetëm në seancat e masave të sigurisë, ose urdhrat e mbrojtjes.

Edhe deputetja e Krujës Andia Ulliri ka dalë në mbështetje të avokatëve dhe bojkotit të tyre.

Top Channel