Video/ Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence mbërrin në Shqipëri, viziton rezistencën “Ashraf 3”

23/06/2022 18:38

Ish-zëvendëspresidenti amerikan Mike Pence ditën e sotme po viziton disidentët iranianë në Shqipëri, ku pritet të takohet me viktimat e regjimit në Teheran dhe do të mbajë një fjalim politik për ata që mbështesin një Iran demokratik dhe laik .

Pence, sapo ka mbërritur është takuar edhe me Presidenten e sapozgjedhur të NCRI Maryam Rajavi dhe tani pritet të takohen me ata që pësuan abuzime të të drejtave të njeriut dhe do të mbajë një fjalim politik.

Pence po viziton selinë e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit, një grup përfaqësues për grupet disidente që kundërshtojnë regjimin dhe që gjetën një mbështetje nga një numër zyrtarësh të epokës Trump, duke përfshirë ish-Sekretarin e Shtetit, Mike Pompeo.

Ai kishte folur në një ngjarje të NCRI vitin e kaluar kur kishte paralajmëruar për rreziqet e dobësisë nga Perëndimi ndaj Teheranit.

Top Channel