Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm ne aksin Elbasan Metalurgji për pasojë është plagosur një vajzë. 

Dy mjete janë për përplasur kokë më kokë ndërsa policia mendon se shkak është një parakalim i gabuar.  Drejtuesja e mjetit tip xhip është dërguar me spital për të marrë ndihmën mjekësore. Në vendngjarje janë ekspertet dhe policia, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.

Një aksident ka ndodhur në fshatin Tresh në Lezhe. Një makinë ka humbur kontrollin e mjetit duke bërë që makina ta përfundojë në verandën e një lokali dhe më pas është përplasur me një mur. Si pasojë ka mbetur i plagosur një person, i cili po konsumonte kafe në lokal.

Në Shkodër u arrestua një 47-vjeçar i cili aksidentoi për vdekje, mbrëmjen e kaluar në aksin Shkodër-Koplik. Ai shtypi një kalimtare 31-vjeçare nga Shtoj i Ri, e cila po lëvizte me biçikletë. Aksi Shkodër-Koplik mbetet një nga akset më problematike në Shqipëri dhe shkak është errësira në këtë rrugë.

Top Channel