Tre lekë më pak do të shiten nafta në pikat e karburantit nga pasditja e kësaj të enjteje.

Nga 261 lekë për litër, Bordi i Transparencës vendosi një çmim të ri, ku ari i zi do të shitet 259 lekë/litri.

Me tre lekë më pak do të tregtohet dhe gazi, që tani do të shitet për 83 lekë për litër.

Nga ana tjetër, ka shtrenjtim të benzinës, e cila nga sot do të shitet me 239 lekë për litër.

Vendimi i Bordit:

Çmimet tavan( max), për shitjen me shumicë të produkteve:

  • 246 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm  ULSD të standardit SSHEN 5902018;
  • 227 Lekë/litri për benzinën Prem  Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
  • 71 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

Çmimet tavan ( max) për shitjen me pakicë të produkteve:

  • 258 Lekë/litri për gazoilin 10 ppm  ULSD të standardit SSHEN 5902018;
  • 239 Lekë/litri për benzinën Prem  Unl 10 ppm të standardit SSHEN 2282018;
  • 83 Lekë /litri për gazit të lëngshëm të naftës;

Top Channel