Trupi i pajetë i 56-vjeares, e cila u denoncua e humbur nga familjarët u gjet pa jetë në lumin Vjosë këtë të enjte.

Trupi i pajetë i saj do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Sipas policisë, ajo ishte larguar nga banesa prej tre ditësh.

Mesditën e një dite më parë, shërbimet kufitare të DKRM në Vlorë anës lumit Vjosë, në fshatin Mifol, kanë gjetur disa sende vetjake të cilat dyshohet se i përkasin 56-vjeçares me iniciale L.K., me probleme të shëndetit mendor.

“Në vijim të informacionit paraprak të ditës së djeshme, në lidhje me kërkimet në lumin Vjosë, ju informojmë se ditën e sotme, në brendësi të lumit është gjetur e mbytur shtetasja L. K., trupi i pajetë i kësaj shtetaseje, do të transportohet në morgun e spitalit të Vlorës, ku do t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore, për përcaktimin e shkakut të vdekjes”, sipas njoftimit të policisë.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel