Rama, lojë fjalësh për samitin e BE-së: Çdo gjë “nice”, por ne shqiptarët nuk jemi aq të këndshëm sa…

23/06/2022 14:25

Kryeministri Edi Rama, teksa ka postuar foton me liderët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor, në samitin që u mbajt këtë të enjte në Bruksel, ka theksuar se nuk do të heqë dorë lehtë nga përpjekjet për t’u anëtarësuar në union.

Në shkrimin e tij në “Twitter”, kryeministri ka përsëritur tetë herë fjalën “këndshëm:

Vend i këndshëm, njerëz të këndshëm, foto të bukura dhe imagjinoni sa më bukur do të ishte nëse premtimet e këndshme do të ndiqeshin nga realizimi i tyre…. Kështu që do të vazhdojmë të punojmë edhe më fort për ta bërë Shqipërinë një anëtar të këndshëm të unionit.

Në selinë e Bashkimit Evropian, ka përfunduar Samiti BE-Ballkani Perëndimor ku 27 krerë shtetesh dhe qeverish evropiane diskutuan me kolegët e tyre nga rajoni mbi sfidat, me të cilat përballen së bashku, veçanërisht në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës.

Parlamenti Evropian miratoi sot statusin e kandidaturës në BE për Ukrainën, Moldavinë dhe Gjeorgjinë.

Top Channel