Një 21-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi postoi video në Tik Tok duke i dhënë makinës nën efektin e lëndëve narkotike dhe pa patentë.

I riu u ndalua në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” edhe pa vendosur rripin e sigurisë.

“Postoi video në një rrjet social, për të reklamuar shkeljen rrugore që po kryente, Policia identifikon dhe ndalon drejtuesin e mjetit. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor,  pas publikimit të një videoje në rrjetin social TikTok, në të cilën shfaqej një shtetas që përdorte aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, menjëherë organizuan punën për identifikimin dhe kapjen e tij.

Gjatë testit të kryer me AquilaScan rezultoi se ky shtetas drejtonte mjetin, nën efektin e lëndëve narkotike. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E. D., për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”“, sipas policisë

Top Channel