Rënia e qeverisë bullgare të kryeministrit Kiril Petkov pasditen e të mërkurës, solli vijimin e bllokimit të rrugëtimin evropian të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Me rënien e qeverisë ra edhe shpresa e heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, pavarësisht gadishmërisë për ta bërë këtë nga lideri opozitës bullgare Boyko Borissov.
Tek sa po hynte në mbledhjen e Këshillit Europian në Bruksel, kryeministri Edi Rama e shikon këtë zhvillim si një pengmarrje bullgare.
“Përkundër optimizmit të ngutur edhe të disave këtu në Bruksel nuk pret të zgjidhet asgjë një Bullgari. Po ndërkohë nëse do të zgjidhet do të jetë një motiv për të marrë frymë të lehetësuar nga kjo pengmarrje i një vendi të NATOS, të dy vendeve të NATOS në kulmin e një lufte të nxehtë në kufinjtë e Europës dhe nën vështrimin e 26 vendeve të tjera që shohin si yjet që rrinë e vështrojnë“, tha Rama.
Më herët kryeministri Rama përmes një gjuhe tejet kritike pasi tha se sot është një ditë e re në Europë por jo në Bullagarinë, e quajti atë çfarë u prodhua në Sofie, si një turp kur vjen puna në marrëdhëniet me Europën.
Përballë kësaj situate ngushëllimin e gjeti tek homologu Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevsk, me të cilin bëri një selfie me mbishkrimin.
“Vijojmë të presim Godot? Jo, ne jemi mësuar tashmë me këtë sharlatanizëm dhe ne jemi të vendosur si asnjëherë më parë të çojmë përpara vendet tona, përmes modernizimit të rajonit pa e zbehur shpirtin europian”.
Still waiting for Godot? No, we are used to this charade and we are more then ever committed to push forward our countries and our region modernization with unwavering European spirit🇦🇱🤝🇲🇰 pic.twitter.com/bmxXK8WXbc
— Edi Rama (@ediramaal) June 23, 2022
Në një kohë kur për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë problemi është Bullgaria, Kosova vijon të trokasë në dyert e Brukselit për liberalizimin e Vizave.
Vjosa Osmani presidente e Kosovës, zhvilloi një takim të shkurtër me presidentin Francez Emanuel Macron, vendi të cilit mban presidencën Franceze.
Liderët e 27 vendeve të BE-së takohen sot në një samit dyditor në Bruksel.
Për herë të parë në këtë samit me statusin e vëzhguesit, marrin pjesë edhe kryeministrat e Ballkanit Perëndimor.
Top Channel