Katër të rinj janë arrestuar në Tiranë dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin, vidhnin biçikleta në zona të ndryshme të kryeqytetit.

Në pranga ranë Mateo Dedaj 20 vjeç, Kevin Matraku 19 vjeç, Eno Cenollari 18 vjeç dhe Dejvid Luca, 20 vjeç.

Dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë vjedhur disa biçikleta, në kohë dhe në vende të ndryshme.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dyshohet se këta të rinj, më datë 26.05.2022, në Rrugën e Dibrës, kanë vjedhur një biçikletë me vlerë 5000 euro.

Gjatë kontrolleve të banesave tyre, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, 4 biçikleta të dyshuara të vjedhura.

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera, që mund të jenë kryer nga të rinjtë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel