Video/ Nxirret trupi i 58-vjeçarit nga lumi Vjosa, momenti i marrjes nga polumbarët

22/06/2022 20:11

Polumbarët kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të 58-vjeçarit Agim Pelushi, që u gjet i mbytur ditën e sotme në lumin Vjosa.

Siç shihet edhe në videon e siguruar nga “Top Channel”, trupi ndodhet në breg të lumit, gati për tu nxjerrë e për tu dërguar për ekzaminim të mëtejshëm në morgun e qytetit.

Agim Pelushi sipas familjarëvë që kishin denoncuar largimin e tij nga banesa kishte çrregullime psikike dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore të vazhdueshme.

Ata kanë pohuar për oficerët e policisë se gjendja psikologjike e Agim Pelushit ishte më e rënduar së fundit pas divorcit me bashkëshorten.

Ai ka jetuar kryesisht në Greqi ku edhe ka punuar për dy dekada.

Top Channel