Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga përleshja me policinë. Çdo të diel shkonte në poligon qitjeje me të atin
Pasuri me vlerë dy milionë euro është sekuestruar këtë të mërkurë në Tiranë gjatë operacionit të koduar “Summer 2022”.
E gjithë pasuria dyshohet të ketë ardhur si pasojë e aktiviteteve kriminale, ndërsa u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vendosjen e sekuestrimit ndaj pasurive të personit me iniciale R. P., banues në Tiranë.
39-vjeçari ka qenë i arrestuar më parë në vitin 2018, nga autoritetet policore angleze, si i dyshuar për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, ndërsa në vitin 2007 është dënuar me 7 vjet burg në Shqipëri, për të njëjtën vepër penale.
Pasuria me vlerë dy milionë euro përfshinte një arë në zonën e Valare të Gjirokastrës, 5 apartamente në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, 3 garazhe në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, 1 apartament në Yzberisht dhe 3 automjete.
Sipas policisë, nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera që ai dhe familjarët e tij mund t’i kenë regjistruar në emër të personave të tjerë.
Top Channel