Sulm me dron në rafinerinë e naftës në rajonin e Rostovit, Rusia fajëson Ukrainën

22/06/2022 13:24

Një sulm me dron mund të ketë shkaktuar zjarrin që shpërtheu në rafinerinë e naftës në Novoshaktinsk, në rajonin rus të Rostovit që ndodhet në kufi me Ukrainën.

Guvernatori i rajonit rus, Vasili Golubev tha se në vendngjarje u gjetën disa fragmente të një droni por pa specifikuar origjinën e pajisjes.

Pamjet e publikuara në mediat sociale treguan një dron që fluturonte drejt rafinerisë, e vendosur vetëm 8 km nga kufiri me Ukrainën, përpara se një shpërthim i madh flake dhe tymi të zi të ngrihej në qiell.

Sipas autoriteteve rajonale ruse, zjarri u shua dhe i gjithë personeli u evakuua pa shënuar viktima.

“Puna në rafineri është ndërprerë në pritje të hetimeve”, – shtoi Golubev.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA