Sonjela tashmë është rikthyer në shtëpinë e saj në fshatin Alarup. Thirrjes për ndihmë të Fundjavë Ndryshe, Top Channel ju përgjigj në kohë rekord dhe për vajzën e vogël ndërhyrja u realizua me sukses. Tani atë e pret një rrugë plot sfida por edhe plot shpresë

Në familjen e Sonjelës optimizmi është rikthyer. 13 vjeçarja e cila rrezikonte shumë për shkak të skoliozës që e kishte në masën 95 %, ju nënshtrua një operacioni në Turqi qe zgjati më shumë se 6 orë dhe tani ka nevojë për seanca fizioterapie.

Tre javë pas rikthimit në shtëpi për nënën e saj është ende i pabesueshëm momenti kur mësoi nga stafi i Fundjavë Ndryshe, lajmin se për vajzën e saj ndihma do të vinte pikërisht nga Top Channel që mbuloi të gjitha shpenzimet e operacionit të Sonjelës.

Ndërsa përmirësohet dita ditës, Sonjela kërkon të dalë dhe të vazhdojë jetën e saj si çdo fëmijë, të vizitojë gjyshërit, të shëtisë, të luajë, që sigurisht do ti bëjë duke pasur gjithmonë krah familjen dhe ata që e mbështetën.

Top Channel