Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga përleshja me policinë. Çdo të diel shkonte në poligon qitjeje me të atin Skulptorë nga vende të ndryshme të botës kanë lënë gjurmë të krijimtarisë së tyre në qytetin e Korçës ku për vite me radhë është krijuar një muze në natyrë i artit bashkëkohor me skulptura të formave, dimensioneve dhe tematikave të ndryshme.
Por teksa pas mungesës si pasojë e pandemisë në Korçë ka nisur edicioni i 10 i Simpoziumit Ndërkombëtar të Skulpturës, në punimet që qëndrojnë në Parkun Rinia dëmet janë të dukshme.
Agjentët atmosferikë nga njëra anë dhe dëmtimet e qëllimshme nga njerëzit kanë bërë që një pjesë e këtyre punimeve të pësojnë dëme të parikuperueshme pasi nëse bëhen ndërhyrje punimet humbasin vlerat e tyre
Rikthimi i Simpoziumit ka bërë që këtë vit në Korçë të jenë 5 skulptorë nga Shqipëria, Kosova, Greqia e Danimarka të cilët do të punojnë për 10 ditë në mënyrë që të krijojnë veprat e tyre por mbetet e vështirë që ato të mbahen nën vëzhgim
Për Korçën Simpoziumi i Skulpturës mbetet një aktivitet i rëndësishëm i cili synon të shtojë larminë e elementeve kulturore në qytet
Top Channel