Kanë vijuar dhe sot protestat kundër hartës së re gjyqësore sot në Kurbin, ku ndryshe nga Lezha ka pasur një numër të lartë qytetarësh, të cilët kundërshtuan fort mbylljen e gjykatës së Kurbinit.

Banorët janë shprehur se mbyllja e gjykatës do të sillte shpopullimin e qytetit të Laçit, dhe vetë banorët do të detyrohen të kalojnë në vetëgjyqësi.

Avokatë dhe qytetarë e konsiderojnë absurditet lënien pa gjykate të kësaj zone me 90 mijë banorë, duke i kërkuar qeverisë që mos ta miratojë propozimin e KLGJ-së.

Krahas protestës qytetare, prej dy ditësh, avokatët e Dhomës Vendore të Avokatisë Lezhë kanë bojkotuar dhe masat e sigurisë, duke sjellë kolaps në sistemin e drejtësisë ndërkohë bojkoti vijon deri me datë 24 qershor.

Top Channel