Historia e një fermeri qe ka punuar me këtë autokombajne gjate 30 viteve te fundit dhe që pretendon se është paguar nga bujqit e Kozarës për çdo shërbim, ka sjellë në gjykatën e posaçme gjithë burrat e fshatit dhe të zonave përreth në Kuçovë.

270 shtetas nga ky fshat gjenden në listën e gjykatës si dëshmitarët që po rrëfejnë se si grurin elbin dhe tërshërën ua korrekte Bektash Shtëpënja.

Imoshuari i cili nuk ka fatura tatimore për punën e kryer gjendet në telashe mbasi 2 apartamente, tokë me sipërfaqe 1700 m2 dhe një garazh i janë sekuestruar nga OFL.

Ndryshe nga sa pretendon i moshuari se pasuritë janë vendosur me punë, SPAK dyshon se janë të ardhura nga krimi i të birit Andrea Dingës një i ri i dënuar në Itali për shfrytëzim prostitucioni , një krim që sjell hetim pasuror

Banoret i thanë gjykatës se për çdo shërbim me autokombajne, ata e kane paguar dorazi te moshuarin. Kurse SPAK njoftoi se banoret po dëshmojnë me kërkesë te te dyshuarit qe ne mungese te dokumentave tatimore ka alibinë se familja e tij ka punuar mjaftueshëm.

Në këtë godine janë sjelle edhe here te tjera gjithë banoret e një zone, si banoret për dosjen e kërpit industrial. Kësaj radhe siç kuptohet radha është e Kozares.

Top Channel