Tani që vala e infeksionit është qetësuar shkencëtaret po studiojnë çdo ditë pasojat që ka lënë pas infeksioni Covid 19.

Studimet e fundit kanë dalë në përfundimin se varianti omicron rrezikon të infektojë pacientin për një kohë të gjatë dhe simptomat të ndihen edhe pas disa javësh dhe muajsh, ky quhet ndryshe Long Covid.

E vetmja mbrojtje është vaksina. në këtë përfundim ka dalë dhe Alberto Mantovani drejtori i spitalit Humanitas në Itali.

Long Covid është një fenomen i destinuar të shtohet, thotë një studim tjetër anglez i publikuar në revistën ‘The Lancet’. aktualisht variant dominues është omicron.

Studimi i kryer në Britaninë e Madhe konfirmon shqetësimet tona tha profesor Mantovani.

Në studimin gjerman ‘Epiloc’, 20% e njerëzve (midis 18 dhe 25 vjeç) kishin raportuar të paktën një shqetësim të shëndetit dhe aftësisë së tyre të punës pas infeksionit akut, tha profesori Italian.

Studime të tjera angleze flasin për 20% të rasteve shfaqen shqetësime pesë javë pas infeksionit dhe në 10% të rasteve pas tre muajsh.

Kërkimet kineze kanë raportojnë se pacientët kanë shfaqur probleme edhe pas dy vitesh. Simptomat, duke filluar me dhimbje trupi dhe lodhje, janë me të shpeshtat dhe mund të prekin mushkëritë dhe bronket, sistemin nervor, veshkat, zorrët, pa harruar ndikimin në funksionet metabolike.

Një nga ndikimet më të fundit që është shfaqur më fuqishëm është ai që insiston në zemër dhe enët e gjakut.

Top Channel