Një 50-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali pasi është kapur me 24 kg heroinë në Portin e Ankonës.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ishte nisur nga Durrësi dhe pas kontrollit të ushtruar nga policia është kapur me heroinë të ndarë në 43 pako, të cilën e kishte fshehur në brendësi të mjetit të tij tip “Mercedez-Benz”.

Tashmë makina dhe heroina janë sekuestruar nga policia italiane, ndërsa shqiptari pritet të përballet me autoritetet italiane.

Top Channel