Një sherr mes adoleshentësh në Këlcyrë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku si pasojë ka mbetur i plagosur një 18-vjeçar.

Mësohet se për motive të dobta, 17-vjeçari A.B., S ka goditur me mjet prerës (thikë),  M. J., 18 vjeç, banues në Këlcyrë, i cili ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Këlcyrës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

I mituri u arrestua, ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Top Channel