Një makinë është djegur pak pas mesnatës në Delvinë.

Mësohet se ngjarja ka  ndodhur rreth orës 00:50 në lagjen “9 nëntori”, ku ka marrë flakë një mjet tip “Suzuki”.

Makina është në pronësi të shtetasit L.K, banues në Delvinë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të rënies së zjarrit, pasi nuk dihet nëse është defekt teknik apo e qëllimshme.

Top Channel