Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga përleshja me policinë. Çdo të diel shkonte në poligon qitjeje me të atin Dy persona janë arrestuar dhe nëntë të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë në Shkodër, pasi kishin krijuar një ambient ku luheshin lojërat e fatit.
Në operacionin policor të koduar “Poker 4”, u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe 2 aparate celulare.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë:
32 vjeçari me iniciale E. Z., banues në lagjen “Ajasem” të Shkodër, pasi administronte lokalin ku kryhej aktiviteti. Mbi të rëndojnë veprat penale:“Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
54 vjeçari me iniciale A. P., banues në lagjen “Perash”, Shkodër, pë veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu materialet kaluan në Prokurori dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: G. L., 60 vjeç, I. O., 31 vjeç, E. V., 39 vjeç, M. A., 58 vjeç, A. K., 42 vjeç, B. T., 32 vjeç, B. T., 65 vjeç, B. N., 37 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.
Të gjithë të ndëshkuarit janë gjetur duke luajtur lojërat e fatiti në një tavolinë pokeri, kundrejt pagesës në në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel