Dhoma e Avokatisë Shkodër protestoi sot kundër hartës së re gjyqësore: Çdo lëvizje e qëllimshme

22/06/2022 18:52

Ashtu siç u paralajmërua, Dhoma e Avokatisë në Shkodër, sot protestoi kundër hartës së re gjyqësore.

Protestës iu bashkuan edhe qytetaret e thjeshte dhe të zgjedhur të Partisë Socialiste në Këshillin Bashkiak të Shkodrës të cilët kundërshtuan mbylljen e gjykatave.

Ata e quajnë të qëllimshme çdo lëvizje që po bëhet për të dëmtuar Shkodrën dhe të gjithë Veriun. Avokatet ndërkohë njoftuan vazhdimin e bojkotit

Top Channel