Bien në pranga 7 persona në Qafë Thanë! Mes tyre policë e doganierë, lejuan kalimin e mallrave kontrabandë

22/06/2022 09:42

Dy punonjës policie të Pikës Kufitare Qafë Thanë, 2 doganierë dhe 3 shtetas janë arrestuar në flagrancë për shpërdorim detyre, korrupsion dhe kontrabandë.

H., B. H. dhe F. G., janë kapur në flagrancë ndërsa udhëtonin në hyrje të territorit të Republikës së Shqipërisë, duke transportuar mallra ushqimorë të futura kontrabandë nga Pika e Kalimit Kufitar “Qafë Thanë”, duke shmangur detyrimet doganore.

Nga hetimet rezultoi se punonjësit e policisë të Pikës së Kalimit Kufitar Qafë Thanë në bashkëpunim me doganierët, kundrejt një shume parash kanë favorizuar tre personat në kalimin e mallrave kontrabandë pa kryer procedurën e zhdoganimit.

Për këtë arsye, nga AMP në bashkëpunim me DVP Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Shpërdorim detyre”, “Korupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” për:

– Inspektor A. H., 43 vjeç, Ndihmës/Specialist kontrollor në PKK Qafë Thanë.

– Inspektor F. M., 38 vjeç, Trupë Shërbimi në PKK Qafë Thanë.

– V. B., 53 vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë

– J. P., 45vjeç, me detyrë Doganier, pranë Degës Doganore Qafë Thanë

Po ashtu në vijim të veprimeve paraprake hetimore u arrestuan në flagrancë për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjerë” dhe ”Korupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” tre personat:

– J. H. , 37 vjeç, banues në Librazhd

– B. H., 38 vjeç, banuese në Librazhd

– F. G., 22 vjeç, banues Librazhd

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar 3 automjete, 9 aparate celularë, sasi vlerash monetare të përfituara në mënyrë të kundraligjshme nga aktiviteti i kontrabandës në ambjentet e punës, sasi e konsiderueshme e mallrave ushqimorë dhe pijeve të ndryshme, si dhe mallra të tjera.

Top Channel