Foto Ilustruese

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Gjirokastër, ku kanë mbetur të lënduar katër persona.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:30, në aksin rrugor Gjirokastër-Sarandë, në vendin e quajtur “Qafë Muzinë”, ku automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues N. A., banues në Tiranë, është përplasur me automjetin tip “Fiat”, me drejtues E. F., banues në Gjirokastër.

Për pasojë janë dëmtuar lehtë  drejtuesi i automjetit tip “Fiat” dhe 3 pasagjerët që ndodheshin në këtë automjet, të cilët u transportuan në Spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

 

Top Channel