Tetë persona kanë mbëtur të lënduar nga zjarri që ra në orët e para të mëngjesit të sotëm në garazhin e një pallati në zonën e Astirit në Tiranë.

Nga garazhi flakët kanë depërtuar nëpër shkallë, ku kanë lënduar 6 vajza dhe dy burra, përkatësisht: A. Xh., 28 vjeçe, F. J., 23 vjeçe, D. J., 27 vjeçe, I. Xh., 31 vjeçe, E. Xh., 27 vjeç, E. K., 35 vjeçe, M. B., 48 vjeçe dhe N. B., 50 vjeç.

Ata u dërguan në spital dhe pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, janë larguar.

Zjarri dyshohet se është i qëllimshëm për djegjen e tre makinave në garazh, ndërsa flakët përfshinë edhe një makinë tjetër të parkuar pranë. Do të jetë grupi hetimor që do të zbardhë shkaqet dhe të hedhë dritë mbi ngjarjen.

Top Channel