Një ndërtesave, në pronësi të një firme private, e cila merret me prodhimin e peletit të drurit, është përfshirë nga flakët këtë të martë.

Ende nuk dihet çfarë e ka shkaktuar zjarrin, që ka përfshirë më së shumti çatinë e godinës dhe disa prej materialeve drusore. Deri tani mësohet se ka vetëm dëme materiale.

“Më datë 21.06.2022, rreth orës 13:30, në qytetin e Maliqit, ka rënë zjarr në një fabrikë të prodhimit të peletit. Si pasojë e flakëve, janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e zjarrfikëses të cilat po bëjnë të mundur shuarjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Top Channel