Me mijëra punonjës të sistemit hekurudhor  kanë mbushur  sot rrugët e Londrës , duke bojkotuar punën për të kërkua një pagë më të lartë dhe siguri për vendet e punës. Kjo është greva më e madhe që Londra ka parë ndonjëherë në 30 vitet e fundit.

Si asnjëherë më parë stacionet kryesore hekurudhore në Londër që zakonisht gumëzhijnë nga njerëzit, sot ishin thuajse bosh.

Gati 50 mijë punonjës do të ndërpresin punën për tre ditë  në shenjë protestë.Familjet britanike tashmë po përjetojnë shtrëngimin më të madh ekonomik në dekada, me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe karburanteve duke e çuar inflacionin drejt shifrave dyshifrore, ndërkohë që pagat mesatare bazë nuk janë më të larta se sa ishin në vitin 2006 kur u rregulluan për inflacionin.

Ndërkohë duket se që tani qeveria britanike ka filluar të marrë masa për të paraprirë përsëritjen e ngjarjeve të tilla në të ardhmen. Ministrat do të ndryshojnë ligjin për të siguruar që ndikimi i protestave  të sindikatave të jetë më pak i dëmshëm në të ardhmen,  për pasagjerët.

Sekretari i Transportit, Grant Shapp tha se qeveria tani nuk mund të bëjë asgjë për të ndaluar grevën aktuale tre ditore, por ne tha ai,  ne do të sigurojmë që ligji të jetë fort në anën e pasagjerëve, në anën e konsumatorëve, nga këtej e tutje.

Top Channel