Ndërron jetë autori i sulmit me 6 viktima në Poloni, nuk i mbijetoi plagëve të marra nga përleshja me policinë. Çdo të diel shkonte në poligon qitjeje me të atin
Lulzim Caka është një ndër emrat më të njohur të drejtësisë shqiptare, në 30 vite demokraci. Caka njihet si “i tmerrshmi i Beratit” dhe akuzohet për shumë ngjarje kriminale mbi supet e tij.
Caka është i lirë prej vitit 2019 kur akuzohet se ka arritur të dalë nga burgu me letra të falsifikuara. Ai është në Greqi momentalisht dhe ndodhet nën kërkim ndërkombëtar. Shqipëria e kërkon me Interpol, por gjykata greke e ka konsideruar të gabuar kërkesën e Shqipërisë dhe nuk pranon ta ekstradojë.

Lulzim Caka momentalisht ka si oaz vetëm shtetin grek, nëse kalon në çdo shtet tjetër arrestohet. Bëmat e tij janë të shumta. Ditën e sotme ka dhënë një intervistë ekskluzive për emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel”, ku ndër të tjera ka zbuluar edhe se si ka mundur që të arratiset nga burgu i Fierit.
“Më doli babai në ëndërr dhe më tha çohu dhe ik në shtëpi. I thashë jam n? burg. Më tha merr këto dy kuaj dhe ik në shtëpi. Kur preva hekurat, pa ndihmën e askujt, e kam bërë me zotësinë time. Nuk ka faj asnjë polic, e kam lënë në gjumë. Edhe në mal kur kam shkuar kam gjetur 3 kuaj dhe jam arratisur”, tha ai./ Shqip
Top Channel