Mbajti të mbyllur për 49 vite vajzën e saj/ Drama që u zbulua pas vdekjes së nënës 76-vjeçare

21/06/2022 18:52

Një histori dramatike doli në dritë nga vdekja e papritur e një nëne 76-vjeçare në Larisa të Greqisë.

Sipas mediave greke, 76-vjeçarja jetonte me vajzën e saj 51-vjeçare në një apartament në Larisa.

Vajza e saj 51-vjeçare është mbajtur e mbyllur në këtë banesë për 42 vite të tëra , pasi ishte larguar nga shtëpia që në moshën 9-vjeçare, kur ishte nxënëse e klasës së tretë në shkollën fillore.

Urdhri i prokurorisë për kushtet e jetesës së 51-vjeçares

Me urdhër të prokurorit është thirrur Shërbimi Social i Bashkisë së Larisës dhe tashmë po heton për kushtet e jetesës së 51-vjeçares, ed cili sipas informacione duket se e ka kuptuar situatën.

Bëhet e ditur se babai i 51-vjeçares ka ndërruar jetë disa vite më parë, ndërsa pas varrimit të 76-vjeçares për në vendlindjen e saj, duhet të ekzaminohet ambienti në të cilin do të qëndrojë tani e tutje 51-vjeçarja.

Hetimi mjeko-ligjor për rrethanat e vdekjes së 76-vjeçares

Nga ana e policisë së Larisës, vdekja e 76-vjeçares dyshohet se ka ardhur për shkaqe natyrore, duke hedhur poshtë dyshimet se është vrarë. 76-vjeçarja në orën 7.30 pasdite të së shtunës së kaluar u gjet e vdekur nga i afërmi i saj e shtrirë në shkallët e jashtme të pallatit.

Pranë saj janë gjetur çanta, që përforcon vlerësimin se 76-vjeçarja ka ndërruar jetë papritur teksa kthehej nga tregu në shtëpi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA