Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi për energjinë.
Përmes postimit, ambasada u ka kërkuar dy vendeve të angazhohen në dialog.
“Marrëveshja e sotme e udhërrëfyesit për energjinë është dëshmi se kur Kosova dhe Serbia angazhohen me kreativitet dhe fleksibilitet, qytetarët në të dy vendet përfitojnë”.
“SHBA u kërkon të dyja vendeve që të vazhdojnë të ndërtojnë këtë sukses përmes angazhimit urgjent dhe të hapur në dialogun e lehtësuar nga BE”, thuhet në reagimin e ambasadës në Twitter.
Kosova e Serbia me ndërmjetësimin e Brukselit kanë arritur të nënshkruajnë këtë të martë marrëveshjen për energjinë, e cila parashikon faturimin e energjisë elektrike për komunat veriore të Kosovës.
Top Channel